Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

PANAIRI I PUNËSIMIT 2023

June 8, 2023 @ 11:00 - 17:00

Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, në partneritet me ABSL (The Association of Business Service Leaders Albania) dhe me Zyrën Rajonale të Punësimit Shkodër, më datë 08 Qershor 2023, ora 11:00, organizojnë në sallën e konferencave Hotel Colosseo, “Panairin e Punësimit 2023”.

Ky panair sjell për ekspozuesit një gamë të caktuar të punëkërkuesve, të cilët janë studentë të Universitetit te Shkodres. Panairi i punës krijon një mundësi për kompanitë dhe të sapodiplomuarit në fushat e ndryshme te studimit te ketij universiteti që të takohen dhe të marrin kontakt me njëri-tjetrin.

Ky panair përbën një mundësi të mirë për ekspozuesit (punëdhënësit) që:

  • po planifikojnë punësime të reja
  • kërkojnë të punësojnë personel të ri të kualifikuar mirë për pozicionet me kohë të plotë ose të pjesshme
  • dëshirojnë të ofrojnë trajnime dhe praktika pune
  • dëshirojnë të vendosin kontakte me studentë dhe profesorë, por dhe ekspozuesit e tjerë
  • dëshirojnë të promovojnë kompaninë

Çfarë ofron programi i panairit:

  • Një numër të madh të studentave të përzgjedhur, të cilët janë:
    • në prag të diplomimit të tyre ne nivelin bachelor dhe master shkencor dhe profesional,
    • të diplomuarit e rinj që kërkojnë punë
    • si dhe studentë që kërkojnë të praktikojnë njohuritë e tyre pranë subjekteve të ndryshme private apo dëshirojnë të trajnohen.
  • Zgjidhje efikase dhe lehtësi në procesin e rekrutimit të punonjësve të rinj.
  • Kursim kohe për punëdhënësit pasi do të kenë mundësi të mbledhin shumë CV, do të takohen me shumë studentë të rinj dhe ata që janë në prag diplomimi, do të mund t’i intervistojnë dhe të vendosin kontakte me ta.
  • Mundësi prezantimi të materialeve promovuese të aktivitetit të subjektit që përfaqësohet.

Details

Date:
June 8, 2023
Time:
11:00 - 17:00
Event Category:

Organizers

Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
ABSL Albania
e Zyrën Rajonale të Punësimit Shkodër

Venue

Hotel Colosseo
Hotel Colosseo & Spa, Rruga Kolë Idromeno, Shkodër, Albania
Shkoder,, Shkoder Albania
+ Google Map