Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Takim konsultativ për (Projekt) Ligjin për Shkencën në Republikën e Shqipërisë

July 18, 2023 @ 15:00 - 18:00

Ministria e Arsimit dhe Sportit, si autoriteti shtetëror përgjegjës për hartimin e Ligjit për Shkencën, ka propozuar dhe ka hartuar (Projekt) Ligjin për Shkencën në Republikën e Shqipërisë

Duke qenë se ky dokument është i një rëndësie të veçantë dhe me qëllim përfshirjen e të gjithë institucioneve dhe realizimin e një dokumenti cilësor dhe gjithëpërfshirës, qëllimi i procesit të konsultimit është mbledhja e rekomandimeve dhe komenteve, mbi adresimin e sfidave të sistemit të shkencës në vend, si dhe të pasurimit të këtij dokumenti themelor me mendimet dhe opinionet publike nga të gjithë institucionet apo aktorët e përfshirë në sistemin e shkencës në Repulikën e Shqipërisë.

Sa më sipër, kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë në takimin që do të zhvillohet më datë 18 Korrik 2023, në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Salla Luigj Gurakuqi, në orën 15:00Gjithashtu ju bëjmë me dije se gjuha e takimit do të jetë gjuha shqipe. 

 

Bashkëlidhur lutem gjeni agjendën, ftesën për pjesëmarrjen në takim dhe (projekt) Ligjin për Shkencën në Republikën e Shqipërisë.

Details

  • Date: July 18, 2023
  • Time:
    15:00 - 18:00
  • Event Category:

Organizer

Venue