
- This event has passed.
Ftesë në Tryezën e Diskutimit “Fuqizimi i Rolit Mbikqyrës të Legjislativit në Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion”
July 11, 2023 @ 11:00 - 12:30

Fondacioni Westminster për Demokraci në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në
tryezën e diskutimit: “Fuqizimi i Rolit Mbikqyrës të Legjislativit në Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion”, që do të zhvillohet në datë 11 Korrik
2023, ora 11:00 – 12:35, në Hotel Rogner.
Aktiviteti vjen në kuadër të projektit: “Rritja e Llogaridhënies së Qeverisë përmes një Parlamenti më Reagues”, financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë.
Kjo tryezë synon të sjellë së bashku politikë-bërës, akademikë, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile, për të diskutuar drejtimet e mundshme të
përmirësimit të veprimtarisë së Legjislativit shqiptar në vlerësimin e hapësirave ligjore për korrupsion dhe për të identifikuar ndërhyrjet eventuale në aktet
rregullatore të institucionit për mbylljen e shtigjeve të këtij fenomeni në procesin legjislativ.
Pjesëmarrësit do të eksplorojnë përvojën e derisotme të vendeve të OECDsë, rajonit, dhe të Shqipërisë, si dhe do të prezantohen dy rastet studimore për
draft ligjet për Prokurimin Publik dhe Rikuperimi i Aseteve.
Roli i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm për të ofruar gjetje dhe rekomandimet specifike për të zgjeruar ekspertizën/profesionalizmin,
transparencën e procesit të konsultimin publik të akteve ligjore të Qeverisë dhe të nismave të Legjislativit.